Published On:
Posted by Admin

Barbara Berlusconit s'i ndahet dot zemra nga Pato

Pato ka vendosur të lërë Milanin, por jo Barbarbara Berlusconin.

 Vetë drejtuesja e klubit kuqezi ka konfirmuar se sulmuesi do të ndërmarrë rrugë tjetër në karrierën e tij, megjithatë kjo s'prek jetën private: "Mund të them se jemi një çift i lumtur dhe i kthjellët. Distanca Milano-San Paolo nuk na frikëson".

 Ndër të tjera, e bija e presidentit Berlusconi ka siguruar se qëndroi jashtë e s'ndikoi aspak në tratativën për transferimin e të fejuarit të saj te Korinthians: "Unë vendos interesin e klubit përpara atij privat", është mjaftuar të thotë Barbara.




TOP NEWS

Facebook

Powered by Blogger.