Kalimi i meteorëve mbi planetin tokë janë bërë fenomen tashmë. Çdo 2-3 ditë kalon një i tillë. I fundit që ka fituar një vëmendje të madhe, ka qenë në qiellin e New-Yorkut, në datë 22 mars, në orën 08:00 sipas orës lokale, transmeton shekulli njoftimin.
Njerëz të ndryshëm e kanë filmuar këtë asteroid. Sipas asaj që thuhet dhe shihet nga videoja, asteroidi është me gjerësi 1 metër. Asteroide të tilla hyjnë në planetin tokë çdo 2-3 ditë raportohet nga NASA. Dëshmitarët që e kanë filmuar meteorin, thonë se ishte me ngjyra të ndezura, si një hënë e plotë.
Lajmi për asteroid është komentuar shumë nga përdoruesit e rrjeteve sociale.
Ky është i fundit në një seri meteorësh që kanë vizituar planetin tonë. Kujtojmë se në Rusi, më 15 shkurt një shi meteorësh godititi rajonin Chelyabinsk, dhe disa orë më vonë një asteroid 40 metra i gjerë, “2012 DA14″ kaloi në afërsi të planetit. Një ditë më vonë një asteroid shpërtheu në Kubë, dhe një tjetër u dallua në qiellin e Kalifornisë.
Dy vajza të famshme zihen për një mashkull… Mesa duket, lidhja me këshilltarin e biznesmenit Pacolli, biondin Esad Pushkar ka zgjatur shumë pak, sa për të bërë zhurmë në media.
Mirëpo, Bertina nuk gjendet asnjëherë bosh. Vijon të frekuentojë jetën e natës në prani të meshkujvesimpatikë, si ky me të cilin shfaqet në këto foto. Për shumë nga ju, djali në fotoështë i njohur nga historia e dashurisë me një tjetër ish-banore të Big Brother, Genta Gjalpi.
Në fakt historia e tyre e dashurisë ka pasur shpesh ulje-ngritje, por mësohet që së fundmi, Genta dhe Gesi janë përsëri bashkë. Banorja e superpërfolur e “BB5″ është preokupuar shumë për këtë “miqësi” të re të Bertinës dhe nuk ka ngurruar ta sulmojë, përmes publikimeve në rrjetet sociale.
Në një nga statuset e saj, Genta shkruante: “Ç’është një vajzë e “BB3″, që i duket vetja VIP dhe në çdo festë shfaqet me po të njëjtin fustan, ngjyrë të zezë…”.
Ndërsa ditët në vazhdim, Genta nuk ka kursyer poezitë e ndryshme, dedikuarmeshkujve që e kanë lënduar. Genta madje mësohet të ketë kontaktuar me miq të përbashkët me Bertinën, duke i thënë se ajo po përpiqet t’i marrë të dashurin.
Si-duhet-të-ushqeheni-për-të-qënë-gjithmonë-e-bukurë të dukeni e bukur duhet patjetër të ushqeheni mirë. Të hash mirë ju mban ju dhe lëkurën e freskët.
Më poshtë janë një numër ushqimesh që ju mbajnë në formë dhe që quhen ushqimet e bukurisë.
Proteinat. Për të pasur thonj të fortë dhe kockën e fortë duhen proteinat. Proteinat i gjeni tek mishi i pulës, te fasulet, te peshku tuna.
Peshku. Të hash peshk si salmoni do të thotë që ju keni marrë Omega 3, që ndihmon në hidratimin dhe ushqimin e lëkurës.
Molla. Për të pasur dhëmbë të mirë, hani mollë. Zinku dhe kalciumi. Zinku gjendet te mishi i pulës, veza, ushqimet e detit. Edhe kalciumi ndihmon në pastrimin e lëkurës. Ai ndodhet te kosi, djathi me pak kalori dhe te qumështi. Këto ushqime jo vetëm që zbardhin fytyrën, por reduktojnë edhe rrudhat. Vitamina E. Është e njohur si një nga vitaminat që shmang djegien e lëkurës nga dielli. Nëse hani shumë pjeshka do të keni vitaminën E në trupin tuaj.
Vitamina C dhe hekuri Këto dy vitamina së bashku ndihmojnë që të largohet rrethi i zi te sytë. Uji. Pini sa të mundni ujë. Uji ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe ndihmon në freskinë e lëkurës. Vitamina C. Kjo vitaminë ndihmon në reduktimin e rrudhave. Kivi si frutë është më i miri për vitaminën C. Të tjerat janë portokalli, mangot, limoni, etj. Domatja. Domatet përmbajnë antioksidantë, beta-karotin dhe vitaminë C. Hajeni domaten sa më shumë dhe ju do t’i merrni këta antioksidantë. E mira është që domatja të shoqërohet me pak vaj ulliri. Vitamina B.Ushqimet e pasura me vitaminë B i bëjnë flokët tuaj të ndritshëm. Të pasura me këto vitamina janë vezët, qumështi, perimet jeshile, qepa dhe kastraveci.
Messi ka fituar shumë në karrierën e tij të shkëlqyer, por talentit argjentinas i mungon vetëm një trofe që pa asnjë dyshim do ta vendoste atë në listën e lojtarëve më të mirë të gjitha kohërave.
Bëhet fjalë për Kupën e Botës. Vetë sulmuesi i Barcelonës pranon se nëse nuk fiton këtë trofe, atëherë gjithçka që ka arritur dhe do të arrijnë në të ardhmen nuk do të ketë kuptim.
“Jam shumë i lumtur për ato që kam fituar deri tani, por më mungon Kupa e Botës me Argjentinën. Dua ta fitoj këtë trofe, në të kundërt nuk kam fituar asgjë”,-është shprehur Messi nga grumbullimi me përfaqësuesen argjentinase.