Published On:
Posted by Admin

Bertina “mat” me të dashurin e Gentës

Dy vajza të famshme zihen për një mashkull… Mesa duket, lidhja me këshilltarin e biznesmenit Pacolli, biondin Esad Pushkar ka zgjatur shumë pak, sa për të bërë zhurmë në media.

Mirëpo, Bertina nuk gjendet asnjëherë bosh. Vijon të frekuentojë jetën e natës në prani të meshkujvesimpatikë, si ky me të cilin shfaqet në këto foto. Për shumë nga ju, djali në fotoështë i njohur nga historia e dashurisë me një tjetër ish-banore të Big Brother, Genta Gjalpi.

Në fakt historia e tyre e dashurisë ka pasur shpesh ulje-ngritje, por mësohet që së fundmi, Genta dhe Gesi janë përsëri bashkë. Banorja e superpërfolur e “BB5″ është preokupuar shumë për këtë “miqësi” të re të Bertinës dhe nuk ka ngurruar ta sulmojë, përmes publikimeve në rrjetet sociale.

Në një nga statuset e saj, Genta shkruante: “Ç’është një vajzë e “BB3″, që i duket vetja VIP dhe në çdo festë shfaqet me po të njëjtin fustan, ngjyrë të zezë…”.
Ndërsa ditët në vazhdim, Genta nuk ka kursyer poezitë e ndryshme, dedikuarmeshkujve që e kanë lënduar. Genta madje mësohet të ketë kontaktuar me miq të përbashkët me Bertinën, duke i thënë se ajo po përpiqet t’i marrë të dashurin.