Published On:
Posted by Admin

Messi : Ja cila është ëndrra ime

Messi ka fituar shumë në karrierën e tij të shkëlqyer, por talentit argjentinas i mungon vetëm një trofe që pa asnjë dyshim do ta vendoste atë në listën e lojtarëve më të mirë të gjitha kohërave.

Bëhet fjalë për Kupën e Botës. Vetë sulmuesi i Barcelonës pranon se nëse nuk fiton këtë trofe, atëherë gjithçka që ka arritur dhe do të arrijnë në të ardhmen nuk do të ketë kuptim.

“Jam shumë i lumtur për ato që kam fituar deri tani, por më mungon Kupa e Botës me Argjentinën. Dua ta fitoj këtë trofe, në të kundërt nuk kam fituar asgjë”,-është shprehur Messi nga grumbullimi me përfaqësuesen argjentinase.