Published On:
Posted by Admin

Konsumon 1 cigare në ditë, 2 herë më shumë rrezikohesh nga vdekja

Një studim i fundit i publikuar në revistën ameri kane "Heart Association" nxjerr fakte të reja mbi konsumimin e duhanit. Sipas këtij studimi femrat që konsumojnë edhe një cigare të vetme në ditë, janë dy herë më shumë të rrezikuara se të tjerat nga vdekja e befasishme.

Në studim morën pjesë më shumë se 101.000 infermiere. Me këtë rast ishte vërtetuar se duhanpirësit, që i konsumojnë cigaret me raste, janë më të rrezikuar nga vdekja e hershme si dhe më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, në krahasim me personat që rregullisht konsumojnë cigaren.

Po ashtu është vërtetuar se me ndërprerjen e duhanit, pas disa vjetësh ky rrezik sa vjen e pakësohet, ka pohuar revista amerikane "Heart Association".