Published On:
Posted by Admin

Rita Ora hidhet me parashute Video

Pak ditë më parë, Rita Ora ka qenë në Dubai me familjen e saj për pushime, ku është argëtuar pa fund. Ndër eksperiencat e saj më të mira atje, ka qenë edhe hedhja me parashutë nga një lartësi shumë e madhe. 

Rita, fillimisht ka publikuar disa fotografi nga ky moment, ndërkaq tani ajo ka bërë publike edhe një video ku shihet momenti teksa ajo hidhet me parashutë nga aeroplani. "Ishte gjëja më e mirë, që kam bërë gjatë tërë jetës sime", ka thënë Rita menjëherë pasi ka zbritur në tokë. Madje, duke bërë shaka, ajo ka thënë se nuk do të këndojë më, por do të punojë së bashku me parashutistët në Dubai, të cilët e provojnë çdo ditë eksperiencën, që Rita e provonte për herë të parë.