Published On:
Posted by Admin
Gena dhe Flori vijnë me duet
Këngëtarët e hiteve, Gena dhe Flori Mumajesi, ka dy muaj që po punojnë për të realizuar bashkë një duhet. Regjistrimi i këngës tashmë ka përfunduar, mirëpo pritet realizimi i klipit për t’u finalizuar gjithçka.“Kemi dy muaj që po punojnë, kënga është e gatshme dhe do të publikohet së shpejti, po presim të gjejmë momentin e duhur, këngën nuk e kemi lansuar deri tani për arsye se të dy sapo kemi promovuar këngët single”, ka thënë Gena për Indeksonline.
Ndërkohë që kënga është argëtuese e ritmike dhe pritet që këtë verë të jetë në majat e top-listave shqiptare.
Në anën tjetër, Gena shpalosi një tjetër eskluzivitet për lexuesit e Indeksonline.
“Përpos Florit këtë vit do të kem edhe një bashkëpunim tjetër me këngëtaren Nora Istrefi, kënga do të realizohet nga Big Bang në Prishtinë”, ka treguar Gena.
Ndryshe, Gena dhe Flori njihen si dy nga këngëtarët më ‘in’ të momentit, të cilët vazhdimisht po prodhojnë hite.





