Published On:
Posted by Admin
Gjërat që duhen bërë para se te martoheni
Te gjithe e dime qe martesa eshte nje vendim shume i rendesishem ne jete.Martesa nuk vjen rastesisht,jane shume arsye qe e bindin mashkullin dhe femren te marre vendimin per tu martuar se bashku.Cfare duhet te beni per te mos marre vendime te gabuara?
Flisni! Mos lejoni që marrëdhënia t'ju shndërrohet në një marrëdhënie "bajate" dhe një imtësi e vogël të shkaktojë dridhje. Komunikimi autentik është kyç në ruajtjen e një lidhje. Martesat dështojnë pasi që partnerët nuk komunikojnë se më të kënaqur janë ato çifte të cilët zëshëm identifikojnë problemet e tyre.
Forconi dashurinë! Ekzistojnë pesë gjuhë të dashurisë, thotë autori Gary Chapman. Këto janë mënyra me të cilat partneri juaj mundet ta thotë, përkatësisht ta vërtetojë se ju dashuron dhe e kundërta. Zbulojeni cila është mënyra me të cilën duhet të flisni me partnerin tuaj dhe tregojani e vërtetojani se e dashuroni. Shpeshherë e tregoni dashurinë në mënyra të ndryshme, por nëse gjuhën e dashurisë e keni ndryshe, që të dy mendoni se po dërgoni shenja të dashurisë, por ju nuk mund t'i deshifroni ato.
Vëreni anën e mirë të partnerit! Disa autorë mendojnë se si dashuria mund të zgjasë kur të dy partnerët në plan të parë i vendosni anët pozitive të njëri-tjetrit. Provoni kështu për një javë rresht - jepni gjithçka nga vetja juaj, duke injoruar imtësitë që nervozojnë partnerin tuaj. Përqendroni vëmendjen në gjërat pozitive të tij, falënderojeni për të gjitha të mirat që ka si dhe injoroni ato që ju pengojnë.





