Published On:
Posted by Admin

Kuqezinjtë festojnë fitoren ndaj Norvegjisë

Në foto duket sulmuesi Edgar Çani, mbrojtësit Mërgim Mavraj dhe Armend Dallku, si dhe portieri Ujkani e mesfushorët Alban Meha dhe Lorik Cana
.
Fotoja është përhapur në rrjetin social Facebook, fillimisht nga Mërgim Mavraj e më pas nga sulmuesi Edgar Çani.

Një pjesë e lojtarëve të kombëtares shqiptare, kanë festuar në këtë mënyrë fitoren ndaj Norvegjisë në Oslo, 1-0 me gol të Hamdi Salihit.

Kuqezinjtë gjenden në një dhomë hoteli në Oslo duke festuar në mënyrë simbolike fitoren mjaft të rëndësishme të Shqipërisë ndaj Norvegjisë.