Published On:
Posted by Admin
Rivaliteti, Real Madrid apo Barcelona?
Rivaliteti mes “FC Barcelona” dhe “Real Madrid” në Spanjë konsiderohet si rivaliteti më i madh në futboll.Që në fillim klubet u konsideruan si përfaqësues të dy rajoneve rivale të Spanjës, Katalonjës dhe Kastijes, si dhe të dy qyteteve që përfaqësojnë. Në vitet 1950 rivaliteti u theksua edhe më tej kur klubet u përplasën për kontratën me Alfredo Di Stéfano, i cili në fund vendosi të luajë për “Real Madrid” dhe luajti rol thelbësor në sukseset e njëpasnjëshme të klubit.
Meqë “Barcelona” dhe”Real Madrid” janë dy klubet më të mëdha dhe më të suksesshme të Spanjës, rivaliteti i tyre shkon çdo vit edhe në Ligën e Kampioneve. Dy çastet kulmore të këtij rivaliteti janë dy “el clásicos” të sezonit të cilat tërheqin vëmendjen e të gjithë botës. Reali ka fituar më shumë titujt të Ligës dhe të Ligës së Kampionëve, por Barça ka fituar më shumë Kupa të Spanjës, Superkupa dhe Kupa UEFA. Barça gjithashtu u bë skuadra e parë spanjolle që fitoi tre kampionate radhazi (2008–2009). Në 2009, ajo fitoi gjashtë kampionate duke u bërë kështu ekipi i parë që fiton të gjithë kampionatet në të cilët merr pjesë brenda një viti kalendarik.
Rivaliteti është rritur me kalimin e kohës edhe nga kalimi në ekipin rival të disa lojtarëve kryesorë të skuadrave. Lojtarët më të famshëm të Barcelonës që kanë luajtur më parë për Realin janë Bernd Schuster (1988), Michael Laudrup (1994) dhe Luís Figo (2000). Luis Enrique braktisi Realin për Barcelonën në 1996 dhe pastaj shkoi kapiten te “Blaugrana”.
Një studim i 2007 i kryer nga qendra për studime sociologjike nxori përfundimin se Reali ka numrin më të madh të mbështetësve në Spanjë, 32.8% të tifozëve të futbollit, ndërsa Barcelona 25.7%. Skuadra e tretë, “Valencia” mbështetet nga 5.3%. Por Barcelona është skuadra më popullore në Europë. Sipas një studimi të kryer nga “SPORT+MARKT” në 2009, Barcelona ka rreth 44.2 milionë tifozë në të gjithë Europën, rreth 2.9 milionë më shumë se numri i tifozëve të Realit





