Published On:
Posted by Admin
ADN mrekullia me e re ne shkence
Me rritjen e hapësirave tona digjitale në hard disqet eksternale, në të njejtën kohë shohim edhe rritjen e sasisë së informatave që duhet të ruhen.Zbuluesit e teknologjisë janë duke bërë kërkime të reja mbi këtë çështje. Së fundi ata janë duke zbuluar pajisjen më të mirë për regjistrimin e të dhënave:ADN-në njerëzore.
Ata kanë koduar informata të ndryshme në ADN, duke përfshirë 154 sonete të Shekspirit, një studim shkencor dhe formatin audio 26 sekondësh të fjalimit të Martin L. King, “I Have a Dream”.
Si ruhen informatat digjitale në ADN? Së pari, konvertohen kodet binare në alfabetin 4-shkronjësh të ADN. Më pas, makinat e ndryshme mund të lexojnë kodin e ADN-së dhe të nxjerrin të dhënat e koduara.
Leximi i këtyre të dhënave u ka marrë shkencëtarëve rreth dy javë, por me përmirësimin e teknologjisë, koha e leximit do të shkurtohet. Ruajtja në ADN do të përfshijë më shumë informata të cilat nuk kanë nevojë të lexohen shpesh dhe kjo do te beje te mundur gjithashtu kursim te madh ne kohe.





