Published On:
Posted by Admin

Vdes me e moshuara ne bote

Ka vdekur në moshën 115 vjeçare në Japoni gruaja më e moshuar në botë. Zyrtarët thanë se Koto Okubo vdiq të shtunën në një azil në Kawasaki.

Okubo, e lindur më 24 dhjetor 1897, mori titullin e gruas më të moshuar në botë në dhjetor, pas vdekjes së Dina Manfredinit, që jetonte në shtetin amerikan të Iowas.

Personi më i moshuar në botë mbetet Jiroemon Kimura, një burrë japonez, 115-vjeçar i cili jeton në Kioto.